Christoph Baumgartner, lojtari i Ausrisë u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 1-2 ndaj Turqisë në Europian.
“Është një nga ditët më të trishta të jetës sime. Është vërtet e vështirë të gjesh fjalët e duhura… Donim ta fitonim këtë ndeshje, dhamë gjithçka që kishim, por në fund nuk mjaftoi. Është vërtet një ditë e trishtuar për ne”.
“Presingu ynë nuk ishte aq i mirë dhe pësuam gola nga goditjet standarde. Ishim pa fat, por ne reaguam. Kemi karakter, nuk dorëzohemi kurrë. Në fund patëm disa mundësi të shkëlqyera për të barazuar ndeshjen, sidomos unë, por nuk ishte e thënë”.
“Është vërtet e vështirë të përshkruaj atë që ndjej. Nuk ndjej asgjë, zero… Është e vështirë, por brenda pak ditësh do të kuptojmë se kemi luajtur një kampionat evropian të shkëlqyer. Jo sot, as nesër. Do të na duhet pak kohë”, deklaroi Baumgartner.
Diskutime rreth kësaj post