Mes lotëve, pedagogia Nora Malaj rrëfeu historinë e trishtë të prindërve të të ndjerit Sokol Olldashi, të cilët u detyruan të ndaheshin në regjimin komunist.
Në studion e Top Story, Nora Malaj tregoi historinë tronditëse sesi nëna e Sokol Olldashit u ndëshkua për shkak të babait të saj dhe u urdhërua të ndahej, ose do të internohishn. Në fund ata të dy u ndanë dhe ndanë edhe dy djemtë nga njëri tjetri.
“Në familjen tonë ishte një çift që duheshin shumë me njëri tjetrin. Babi im punonte me bashkëshortin e saj, ime më ishte shoqe me zonjën e cila kishin qenë në Tiranë dhe erdhën në Durrës. Ne fëmijët ishim gati moshatar, ne ishim dy vajza ata dy djem. Zonja u ndëshkua për babain dhe çifti duhet të ndahej.
Zonja punonte ne Tiranë ishte gazetare, nuk donte ta ndante por s’kishte ku ta takonte. Ata takoheshin në shtëpinë tonë, shikoja teta filanen që vinte dhe thoshin ça do bëjnë, i thoshin nëse nuk ndaheni do të internoheshin. Erdhi një moment që u zbuluan dhe tim atë dhe Vangjelin iu bë një gjyq i madh në institucionin ushtarak, babai im u ndëshkua më shumë. Historia është ajo zonja shkoi jetoi në fshat, ajo u detyrua të martohej me dike tjetër.
U ndanë dhe dy fëmijët, nuk kam për ta harruar kurrë dramën që përjetuan ata fëmijë dhe prindërit që u ndanë ndonëse u deshën. Gjithë qyteti donte t’i mbronte por nuk dinte si, kjo është historia e prindërve të Sokol Olldashit të shkretë që kaluan një dramë kaq të madhe”-tregoi Nora Malaj.
Diskutime rreth kësaj post