Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon talljen që i bëhet prej 11 vitesh shtresës së ish të përndjekurve politik, duke nxjerrë shifrat e kompensimit tejet të ulët gjatë vitit korent.
Teliti shkruan në një postim të tij se nga 12 milionë euro të planifikuara për tu paguar gjatë këtij viti, në 5 muajt e parë 2024 janë paguar nga thesari vetëm 3.2 milionë euro.
Postimi i Telitit:
Ish të përndjekurit politik mbeten ose “urryerit” ose “të harruarit e qëllimshëm” të qeverisë Rama!
Fakt: Nga 12 milionë euro të planifikuara për tu paguar gjatë këtij viti, në 5 muajt e parë 2024 janë paguar nga thesari vetëm 3.2 milionë euro.
Fakt: Gjatë këtij 5-mujori, pagesat për dëmshpërblimin financiar të kësaj shtrese të përvuajtur janë 33% më të ulta edhe sesa pagesat e 5-mujorit 2023, tregues i qartë se qeveria kujtohet për ish të përndjekurit vetëm kur janë zgjedhjet.
Braktisja duket akoma edhe më e qartë kur llogarit që me këto ritme pagesash do duhen deri në tre dekada të tjera për të mbyllur detyrimin financiar që me ligj i takon kësaj shtrese.
Sa qesharake duken sot deklaratat dhe zotimet e Rilindjes në 2013, thjesht dhe vetëm për ti mashtruar e marrë votën ish të përndjekurve të sistemit diktatorial.
Ndaj të gjithë në protestë në 11 korrik, o sot o kurrë në protestë kushdo që ndihet i tallur dhe i nëpërkëmbur nga qeveria e premtimeve boshe, nga qeveria e luksit të vetes së saj por e mjerimit dhe varfërimit të shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post