Një zbulim i pazakontë ka ndodhur Inverness, Skoci pasi në tavanin e një shtëpie u gjetën 180.000 bletë. Mendohet se bletët jetonin prej vitesh në tavanin prej gipsi të njërës prej dhomave të miqve.
Nipërit e pronarit thanë se dëgjonin gumëzhima gjatë natës kur shtriheshin për të fjetur. Bletët ishin të ndara në 3 koloni, secila me nga 60.000 bletë.
Një bletar zhvendosi bletët në koshere të përkohshme ku do të qëndrojnë nën monitorim për disa javë për të parë për parazitë dhe vitin e ardhshëm do të përdoren për prodhimin e mjaltit.
Diskutime rreth kësaj post