Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur sot në Tiranë, pas tre ndeshjeve të luajtura në Gjermani, në “Euro2024”.
Por ajo që ra në sy ishte një pritje tepër e vakët nga tifozët dhe asnjë organizim nga politika.
Në studion e Top Arena, të ftuarit u shprehën se kjo ishte zhgënjyese dhe se deklaratat e politikave kur thanë se “na nderuan dhe se jemi krenar”, ranë në kundërshtim me këtë pritje të bërë sot.
Jetmir Halilaj: Ishte zhgënjyese… mund të kishte pak më shumë tifozë, pritja aty ishte zhgënjyese.
Gëzim Sinomati: Shumë pak tifozë se e ngarkuam me pritshmëri të madhe. Ne o i duam o si duam, kështu është puna jonë.
Redi Jupi: Deklaratat e politikës janë në kundërshtim me pritjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post