Në një intervistë televizive, gazetarja Ilnisa Agolli ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhja me Meritonin dhe gjithashtu për projektet e saj në të ardhmen.
Si ndihet një njeri që nuk fiton BB dhe fiton dashurinë?
Një njeri që nuk fiton BBV dhe fiton një çmim që ne na leverdis ridimensionohet.
Ti e mendoje që në një format të tillë mund të ndodhte kjo?
Kurrë. Më ridimensionoi vërtet.
Jeni duke jetuar bashkë? Tiranë apo Prishtinë?
Jemi duke jetuar në Tiranë. 80% të rasteve te unë.
Keni menduar për dasmë, fëmijë?
Ti do lajm ekskluziv nga unë tani? Po mendojmë gjëra të bukura.
I keni pirë ato kafet te shtëpitë e njëri-tjetrit?
Akoma.
Sa vëllezër ka Meritoni?
Bashkë me Meritonin, katër.
Çfarë do mbash mend nga ky Big Brother?
Atë që më ndryshoi jetën.
Nuk besoj se do e përjetoje sërish këtë eksperiencë…
Kjo është eksperiencë që jetohet vetëm njëherë në jetë dhe unë e jetova.
Ndonjë projekt në shtator?
Mendoj që me udhëtimet e kam mbyllur si cikël. U eksplorova mjaftueshëm në territorin shqiptar, në Ballkan e më gjerë. Jam në përfundimin e një platforme, që shpresoj të realizohet.
Bashkë me Meritonin?
Me Meritonin po bëjmë filmin.
Ka ndonjë skenë të fortë?
Ka skena mjaftueshëm.
Diskutime rreth kësaj post