Është identifikuar viktima, e cila u gjet e pajetë në bregun e liqenit të Fierzës mëngjesin e së martës (18 Qershor).
Viktima raportohet se është 30-vjeçarja me iniciale E. A., nga banuese në Pojan të Korçës.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 30-vjeçares, por uniformat blu në informacionin paraprak ditën e djeshme, raportuan se dyshohet se ajo është mbytur, ndërsa në trupin saj nuk u konstatuan shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Diskutime rreth kësaj post