Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar vizita e Monika Kryemadhit dhe të Ilir Metës në SPAK u shpreh se kjo është pjesë e strategjisë së prokurorëve për të hetuar çështjet që kanë lidhje me këta dy persona. Sipas saj prokuroria nuk është ndalur vetëm tek çështje konkrete, ka ose jo korrupsion, ka ose jo shpërdorim detyre apo ka ose jo vepra të tjera penale, por kanë nisur dhe po kalojnë në sy të gjithë pasurinë e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.
“Meta dhe Kryemadhi në fakt erdhën në dy ditë radhazi njëri pas tjetrit. Të mërkurën ishte zonja Kryemadhi, të enjten e javës së kaluar ishte zoti Meta që u pyetën në dy seanca të gjata përpara prokurorëve të posaçëm. Janë thirrur në cilësinë e personave që kanë dijeni.
Ju duhet të kuptoni strategjinë që po ndjekin prokurorët e çështjes në lidhje me këtë hetim që po kryhet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi. Ju e dini që hetimi fillimisht ka nisur për aferën Çez-DIA. E them aferë sepse vetë gjykata shqiptare e ka cilësuar të tillë për sa kohë ka patur një dënim ndaj biznesmenit Kastrioti Ismaili, i cili e ka përfunduar këtë dënim dhe është tashmë në gjendje të lirë.
Pasi ka hetuar Çez-Dian mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga një jurist, Romeo Kara konkretisht, është çelur një hetim penal në prokurorinë e posaçme, ndërkohë që po hetohej çështja Çez-DIA në adresë të prokurorisë së posaçme.
Kanë ngritur edhe disa kallëzime të tjera që kanë të bëjnë me kontratat lobuese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka patur lëvizja socialiste për integrim dhe më pas disa shpenzime të kryera në klinika jashtë vendit për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike nga çifti Meta-Kryemadhi.
Në kuadër të këtyre dosjeve që janë bashkuar në një të vetme, prokuroria nuk është ndalur vetëm tek çështje konkrete, ka ose jo korrupsion, ka ose jo shpërdorim detyre apo ka ose jo vepra të tjera penale, por kanë nisur dhe po kalojnë në sy të gjithë pasurinë e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.
Katër viteve, po sidomos në dy vitet e fundit, prokuroria ka kërkuar me letër porosi informacion në disa vende të Bashkimit Europian, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shembull, është kërkuar informacion në Austri, është kërkuar informacion në Pragë, është kërkuar informacion në Qipro, është kërkuar informacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pra, janë një sërë dhe pasi janë mbledhur të gjitha letër porositë, janë përkthyer dhe janë marrë edhe dëshmitë e personave të cilët janë persona të lidhur në mënyrë direkte ose jo me Metën dhe Kryemadhin, prokurorët i kanë thirrur sërish për të bërë edhe kryqëzimin e fakteve.
Këto kërkime kërkojnë edhe në kohën kur Ilir Meta ishte ende president. Hetimi pasuror përfshin gjithë jetën e tyre, thuajse jetën tridhjetëvjeçare. Prokuroria ka disa ndalesa vetëm në kohën kur kërkon një masë arresti. Kontrolli i personave ose kontrolli i banesës në të gjitha rastet e tjera, prokuroria është e lirë sipas ligjit aktual të kryejë hetime”-tha Lala.
Diskutime rreth kësaj post