Urime dhe për shumë vite festa e ‘Kurban Bajramit’, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja.
Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vizita tek të afërmit dhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes. Le të shpresojmë që kjo ditë feste të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë dhe le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijësimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin dhe vlerat njerëzore.
Gjithashtu të gjithë Haxhijve urojmë që Haxhi tu jetë pranuar dhe të gjithë atyre që kanë bërë nijet për të prerë Kurban të jetë i pranuar tek Allahu i Madhërishëm. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post