Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë shpesh herë kanë ndarë copëza nga përditshmëria dhe puna e tyre.
Përmes një “Insta-story” të publikuar nga këngëtarja ajo na prezanton me dy dhuratat të cilët janë frut i një dashurie të madhe mes saj dhe Albanit.
Teksa qëndrojnë mbi prehërin e mami Miriami Duam puth në ballë motrën e madhe Amelie.
Por lind pyetja po Albani ku është?
Mesa kuptohet nga vetë foto kuptohet që është vetë fotografi dhe ideatori i kësaj panorame plot dashuri.
Kujtojmë se pak ditë më parë Albani pati mega koncertin të cilin e quajti ‘Motiv’ marrë shkas nga kënga që e bëri fitues të zemrave të publikut e gjithashtu fitues i çmimit të parë në një kompeticion muzikor, kënga e cila titullohej “Vetëm ty” që ende vazhdon të jetë si një himn për dashurinë.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post