Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.
Të shumtë kanë qenë ata që i kanë uruar “Legjionarëve”, një rrugëtim sa më të mbarë në Euro 2024, por padyshim mungonte një mesazh tejet i rëndësishëm, ai i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka bërë këtë gjë këtë pasdite, me anë të një postimi të shpërndarë, në profilin e tij zyrtar, në “Facebook”.
“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit,le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipitit tonë kombëtar: Suksese! Të gjithë shqiptarët janë me ju!”,- shkruhet në postimin e plotë të Presidentit.
Diskutime rreth kësaj post