Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se ekipi aktual i Kombëtares Shqiptare në vlerë tregu është ekipi më i mirë që kemi pasur.
I ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Balla u shpreh se vlera e ekipit kombëtar shqiptar do të dyfishohet në përfundim të tre ndeshjeve të Europianit. Ministri tha se pritet një sukses edhe në aspektin personal të futbollistëve gjatë këtij kompeticioni futbollistik.
Taulant Balla: Në vlerë tregu ky është ekipi më i mirë që kemi pasur. Në total vlerësohet diku tek 110 apo 120 milion Euro ekipi kombëtar i Shqipërisë. Mos harroni që kemi futbollistë si Asllani vlera e të cilëve lëviz në çdo muaj. Një gjë e them me bindje që vlera e ekipit kombëtar shqiptar në përfundim të këtyre tre ndeshjeve do të jetë dyfish sepse mos harroni kampionati Europian dhe ai Botëror janë panaire. Aty janë të gjithë agjentët nga e gjithë bota që do të fillojnë menjëherë të japin ofertat. Ka futbollistë aty që në këto momente kanë marrë oferta dhe që presin sa të mbyllet Europiani të fillojnë të firmosin kontratat. Por performanca e ekipit në këto tre ndeshje dhe pse jo të shpresojmë edhe një ndeshje të katërt dhe të pestë, unë mendoj që do të kemi një sukses edhe në aspektin personal të futbollistëve gjatë këtij panairi të madh futbollistik.
Ministri Balla përmendi ndër të tjera edhe humbjen e Argjentinës, Kampione Bote ndaj Arabisë Saudite dhe ndikimin që pati kjo fitore në ekipin e këtij vendi. Balla u shpreh se objektivi për Europianin është arritur dhe synimi tani e tutje është Botërori 2026.
Taulant Balla: Në kampionatin Botëror fituesit e Kupës së Botës, Argjentina e humbën ndeshjen e tyre të parë me Arabinë Saudite. Ajo fitore e Arabisë Saudite ndryshoi komplet qasjen e atij vendi në marrëdhënie me futollin. Nga ai moment jo vetëm që investuan, por kur isha para pak kohe në vizitë atje më thanë që mjaftoi një ndeshje për të ndryshuar qasjen tonë në marrëdhënie me futbollin. Ajo që dua të ndaj me publikun është që ne do të luajme tre finale. E kemi realizuar objektivin tonë. Objektivi ynë tani e tutje është të shkojmë në Botëror 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada. Këtu kemi mundësi, pasi edhe grupi që na ka rënë për Konferencë Ligën nuk është një grup i lehtë, por nuk është as një grup i vështirë. Na ka rënë përsëri Çekia. Pastaj në Nëntor do të marrim vesh kush është edhe grupi kualifikues që do të luajmë në ndeshjet gjatë vitit 2025 për të shkuar në SHBA në 2026. Mos harroni se këtu e 20 vite përpara ne luanim për të mos dalur vendi i 5 dhe tani jemi vendi i parë në grup dhe luajmë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. tha ai.
Diskutime rreth kësaj post