Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se Shqipëria ka ekipin kombëtar më të mirë historik, por edhe grupin më të vështirë në histori pasi do të ndeshet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, deputeti demokrat është shprehur se Kombëtarja Shqiptare i ka shanset më të mëdha me Kroacinë teksa ka shtuar se arritja më e madhe e jona është që kemi arritur në Europian duke mundur dhe skuadra të forta.
Edhe pse e sheh paksa me pesimizëm kualifikimin e Shqipërisë në fazën tjetër në Euro 2024, deputeti Salianji nuk kursen batutat duke thënë që “ishalla e mbush shenjtani”.
Ervin Salianji: Të treja ndeshjet janë të vështira, ne kemi ekipin tonë më të mirë historik, por edhe grupin më të vështirë që mund të gjente historia. Ndeshja me Moldavinë në momentet e fundit barazuam, ndërkohë që me Portogalinë dhe Çekinë, spektakël. Shanset më të mëdha ne i kemi Kroacinë, unë mendoj se me Kroacinë ne kemi shanse.
Lojtarët e tjerë janë në përfundim të karrierës së tyre. Puna është që të dalim nga tradita. Lojtarët që kemi ne, janë lojtarët dinjitozë në ekipet më të mira, janë dhe me vlerë në treg. Po qe se hyjmë në logjikën e tregut, tek Italia mund të marrim pikë dhe për shkak të miqësoreve të fundit.
Asllani më i mirë se Kovaçiç. Unë mendoj se me Kroacinë kemi shanse dhe arritja jonë më e madhe është që jemi në Europian dhe shkuam të parët e grupit. Të tre janë ekipet më të mira në Europë dhe botë dhe të gjithë themi se do të dalim kampionë. Arritje është që jemi këtu, ishalla e mbush shejtani. Kështu e kemi shprehjen ne këtu.
Diskutime rreth kësaj post