Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1088, datë 30.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton Apeli.
Por kush është Milena Deraj dhe për çfarë akuzohet?
Disa foto në institucionet shtetërore shqiptare, si dhe CV si punonjëse e Bankës së Shqipërisë i mjaftuan 31-vjeçares të mashtronte duke përfituar mbi 500 mijë euro, por kërcënimi nga një i mashtruar e nxori zbuluar dhe u vu në pranga nga policia e Tiranës rreth një vit më parë .
Milena Deraj prej dy vitesh nuk punonte më si ekonomiste në Bankën e Shqipërisë, por megjithatë ajo bindi një biznesmene nga Divjaka se vazhdonte ta bënte këtë punë duke i zhvatur 230 mijë euro kundrejt premtimit se do t’i konvertonte në bono thesari.
Me paratë e marra 31-vjeçarja kishte blerë apartamente në Tepelenë. Uria për para nuk u shua me shumën e majme dhe Milena Deraj i hyri një rruge të rrezikshme në të cilën e futi dhe veten në kurth.
31 vjeçarja ra në kontakt me Hasan Veracakun dhe dy bijtë e tij duke iu zhvatur 340 mijë euro me premtimin se do u mbyllte procesin gjyqësor për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në Velipojë.
Më 26 qershor të vitit 2021 konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronare hotelesh në Velipojë, Ferracakëve dhe Gocajve solli vrasjen e 4 personave. Viktimat e ngjarjes ishin biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Xhovani Gocaj e Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, 17 vjeçari Myzerim Zeneli, i cili ishte në ditën e parë të punës.
Kur premtimi nuk u mbajt familja Veracaku kërcënoi 31 vjeçaren për vetëgjygjësi çka e solli konfliktin e tyre para policisë. Milena Deraj u arrestua me akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post