Mbrëmjen e kësaj të mërkure po mbahet nata finale e “Ferma Vip”. Një prej opinionistëve të këtij edicioni ka qenë Armina Mevlani, bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
E duke qenë se është e familjes Berisha, Armina s’mund t’i shpëtonte “thumbit” të Bes Kallakut.
Teksa moderatorët, Fjoralba dhe aktori po i bënin komplimenta për pamje ne saj, me nota humori Besi iu drejtua duke i thënë se shkëlqimi mbrëmje ne kësaj të mërkure është si pasojë e “vulës së PD” që shkoi në duart e vjehrrit të saj.
Pjesë nga biseda:
Besi: Shyqyr që ke ardhur shëndoshë
Arminda: Sot s’duhet të vonohesha
Fjoralba: Je bërë shumë e bukur
Besi: Armina sot është bërë vërtet rrëzëllitëse, pse mendon?
Fjoralba: Unë mendoj se është nuri i ditëlindjes, dhe doja të të uroja gëzuar ditëlindjen se nuk kisha mundësi të të uroja vetë fizikisht.
Armina: S’ka rëndësi, rëndësi ka që ju të dy jeni këtu sot.
Besi: Mendoni se është nuri i ditëlindjes, por është nuri i vulës.
Diskutime rreth kësaj post