Ka nisur me entuziazëm, ritëm dhe mjaft “Solaritet” spektakli më i madh dhe më i veçantë në Shqipëri, “Ferma VIP”. Moderatorja Fjoralba Ponari dhe kryeplaku Bes Kallaku kanë bërë “meaculpa” që në nisje të spektaklit, për mungesën e tyre në gjysmëfinale.
Fjoralba nuk ishte e pranishme mbrëmjen e së premtes për arsye shëndetësore, ndërsa Besi për shkak se humbi avionin.
Besi: Kemi 23 Prime këtu.
Fjoralba: Jo 23, kemi 22, një e kemi ndërmend. Ne të dy duhet të kërkojmë falje publikut. Unë jam mirë, por vijoj të marr trajtimin shëndetëor.
Besi: Shyqyr që je mirë.
Fjoralba: Shyqyr që erdhe shëndoshë. Megjithatë duhet të falenderojmë Sonilën dhe Kelin.
Besi: Dua të them që Kel Demi ishte një kryeplak i vërtetë.
Diskutime rreth kësaj post