Këngëtari i mirënjohur Spat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku tregoi arsyet pse la Shkupin për Tiranën.
Ai u shpreh se arsyet krysore ishin për djalin dhe për të qenë më afër me punën. Përpos karrierës në muzikë, Shpat Kasapi njoftoi se është duke u përgatitur për hapjen e një lokali, të cilin nuk e specifikoi se çfarë shërbimesh do të ketë.
“Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu. Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.
Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.
Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë.”, u shpreh Kasapi.
Diskutime rreth kësaj post