Vendimi i Apelit për t’i dhënë vulën e PD-së Sali Berishës, sipas juristit Kreshnik Spahiu ka zbuluar teatrin Berisha-Basha për të mashtruar amerikanët. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’, juristi Kreshnik Spahiu tha se shqiptarët duhet të kuptojën sot saga e vulës ishte thjesht një lojë që nisi pasi SHBA i kërkoi Bashës që të largojë Berishën non grata nga partia.
“Shqiptarët duhet të kuptojnë sot lojën Basha-Berisha. Lufta mes Bashës dhe Berishës ishte një teatër për të mashtruar amerikanët. Skenar që filloi pas shtatorit 2021, kur SHBA detyruan Bashën të përjashtonte nga politika dhe partia Berishën, pasi ai ishte shpallur familjarisht non ngrata. Të gjendur përballë kësaj situate Basha dhe Berisha vendosën të zhvillojnë një lojë luftash për t’u rikthyer pas 3 vitesh si fitimtar, për të kthyer vulën, partinë, në emër të gjykatës, shumicës.
SHBA zbuloi lojën dhe teatrin mes Bashës dhe Berishës, dhe prandaj 1 vit qëndruan indiferent dhe izoluan Bashën nga axhenda diplomatike, dukë përjashtuar mbështetësit dhe ata që bënin lojë të dyfishtë, nga takimet e nivelit të lartë, siç ishte përjashtimi nga takimi me Blinken”, tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post