Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë, ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vlerësoi figurën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, të cilin e quajti ‘Ati themelor i Kosovës së lirë”.
“Një njëri që ka shënjuar historinë e shqiptarëve me një gjuhë sa të rrallë dhe të domosdoshme.
Rugova, Ati themelor i Kosovës së lirë, ishte një intelektual i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhës romantike.
Një politikan i rrahur me vaj dhe me uthull.
Një figurë që edhe sot është tejet i vështirë për tu përmbledhur.
Ai ishte dhe mbetet me atipiku i politikanëve shqiptarë, i papërsëritshëm, i paimitueshëm, për mënyrën se si ai arriti t’i imponojnë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm, që duket sikur rri në vend, por krijon rrjedhën.
Në vitin 1992 ai u vetëshpall presidenti i Kosovës, patri guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën, por diçka edhe më të rëndësishme.
Emrin dhe personalitetin.
Njësoj si Dë Gol, Rugova u tall, e injoruan, dhe të tjerë e ndoqën me një lloj keqardhje”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post