Fratelli d’Italia, u konfirmua si partia e parë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, duke arritur në 29%, e ndjekur nga Partia Demokratike pak më shumë se 24%.
“Na panë dhe e dinin që do të fitonim, por nuk na penguan dot”, është shprehur kryeministri Giorgia Meloni, e cila e cilësoi këtë si “natën më të bukur të politikës”.
Zgjedhjet e BE/ Konservatorët fitojnë, djathtistët shtojnë votat
Giuseppe Conte në Forza Italia me Vannacci dhe Salvini, sulmojnë dhe e quajnë “tradhtar” Antonio Tajanin, pasi Forza Italia spostoi Lega-n e Salvinit (8%) duke siguruar 10%.
Aleanca e Bonelli dhe Fratoianni (Avs), qëndron te shifra 6% dhe çon Ilaria Salis në Parlamentin Europian. Megjithatë, lista e Shteteve të Bashkuara të Europës të Emma Bonino dhe Matteo Renzi, nuk arriti të sigurojë vende.
Me entuziazëm e ka pritur rezultatin e Forza Italia, Antonio Tajani.
“Një rezultat i jashtëzakonshëm, Forza Italia rritet në krahasim me të gjitha zgjedhjet e fundit. Një fitore që ia kushtojmë Presidentit Silvio Berlusconi, të gjithë atyre që nuk kanë reshtur kurrë së besuari në flamurin tonë. Nga sonte qendra e djathtë dhe PPE janë më të fortë”, ka deklaruar në rrjetet sociale Tajani Partia e të cilit arriti 10% në këto zgjedhje.
Qendra e majtë ia doli mirë në disa qytete, nga Bari në Perugia, nga Firence në Bergamo. Në Piemonte Alberto Cirio (qendër-djathtas) është mbi 50%, Gianna Pentenero (qendër-majtas) midis 34-38.
I zhgënjyer është ish-kryeministri italian Matteo Renzi, pas rezultatit. Me një postim të gjatë në X, Matteo Renzi komenton votën europiane.
Një mesazh që fillon me fjalët: “ka shkuar keq”. Lista e Shteteve të Bashkuara të Europës (Italia Viva con + Europa) mbeti jashtë Parlamentit Evropian.
Renzi sulmon Calenda e Azione në këtë pikë: “Prishja absurde e Polit të Tretë rëndon mbi rezultatin italian. Mund të kishim shtatë eurodeputetë reformistë bashkë. Dhe në vend të kësaj, zero. Çfarë çmendurie”.
Diskutime rreth kësaj post