Numërimi i votave për zgjedhjet evropiane në Greqi është duke afruar te gjysmat. Ndërkohë që deri më tani mbizotëron partia e Kyriakos Mistotakis, Demokracia e Re.
Nga Demokracia e Re kryeson Giorgos Avtias me një mijë vota diferencë nga i dyti Evangelos Meimarakis. Treshja mbyllet me Fredi Belerin, i ndjekur nga Manolis Kefalogiannis, me Eliza Vozeberg dhe Dimitris Tsiodras. Në vendin e shtatë është Eleonora Meleti, e ndjekur nga Vassilis Kontozamanis dhe Pyrros Dimas.
Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së.
Diskutime rreth kësaj post