Aktori i humorit Julian Deda, për herë të parë u është drejtuar ndjekësve të tij me një mesazh në lidhje me mesazhin “të erdhi inat që nuk more 100 mijë eurot”?
Finalisti i “Big Brother Vip 3”, i cili ishte përballë aktores Egla Ceno për çmimin e madh, nuk arriti të fitonte.
Duke iu drejtuar ndjekësve që i kanë bërë këtë mesazh, si fansat e Egla Cenos dhe Romeo Veshajt, ai është përgjigjur duke thënë se më e rëndësishme për të është dashamirësia e njerëzve, se paratë.
“Pershendetje te gjithe fansave me profile fallco te E dhe R, qe me shkruani ne inbox, duke dashur te me intimidoni me fjaline e famshme “te erdhi inat qe nuk more 100 mije Euro.
Si fillim, une e kam thene edhe brenda shtepise, se me i rendesishem per mua ishte prezantimi para publikut ne modulin BIO.
Kam thene gjithashtu qe me intereson me shume fitorja se sa leket ne vetvete.
Gjithkujt i duhen 100 mije Euro, por jo gjithkush e kupton sa e rendesishme eshte dashamiresia e njerezve, qe vertete nuk te mbush xhepat, por shpirtin, zemren dhe mendjen ti mbushin plot.
Por, per merakun tuaj, sapo ti bej 100 mije Euro, do ju lajmeroj, qe te flini rehat ju bashke me E dhe R…!”, shkruan Juli.
Diskutime rreth kësaj post