Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe duket se po shkon drejt krijimit të një partie të re politike. Partia Demorkatike është ndarë në dy copa, ku i pari nuk e merr vesh të dytin. PD zyrtare drejtohet nga Lulzim Basha, ndërsa Sali Berisha që ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak se po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) sa i takon aferë së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” drejton fraksionin ilegal të Rithemelimit. Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin (ora 10:00) si datën kur do të rishqyrtojë çështjen e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në fushë beteje mes grupit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Burime të gazetës “SOT” pranë Rithemelimit pohuan se Berisha dhe enturazhi i tij janë të vetëdijshëm që do ta humbin betejën për vulën e PD, teksa në këto kushte, mësohet se ata kanë nisur përgatitjet për të hapur parti të re. Mësohet se programi i partisë, vula, sigla dhe logoja e partisë së re janë gati, ndërkohë që kjo gjë do të bëhet realitet pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Pra në kushtet kur shpresat për të drejtuar Partinë Demokratike zyrtare po treten si kripa në ujë, “non-grata” Berisha pritet të vërë në zbatim planin B. Ky skenar i Berishës është i kushtëzuar, pasi humbja e betejës ligjore për të shtënë në duar vulën dhe logon zyrtare të PS është thuajse realitet, por edhe për faktin se zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe kreu i Rithemelimit nuk dëshiron që të jetë i varur nga ortaku-aleati i tij, Ilir Meta, në mënyrë që të hyjë në votim nën siglën e Partisë së Lirisë, siç ndodhi në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Kështu që përballë këtij realiteti të hidhur që e pret, Berisha ka nisur përgatitjet në prapaskenë për të krijuar parti të re. Madje lart e poshtë korridoreve të Rithemelimit pohuan për gazetën “SOT” se Sali Berisha ka projektuar vajzën e tij, Argita Malltezi për ta emëruara në krye të partisë së re politike që do të krijohet. Po ashtu edhe në Kuvend mund të tentohet të krijohet një grup parlamentar. Megjithatë mbetet të shihet nëse do arrihet një gjë e tillë dhe se të gjitha këto janë zëra dhe dyshime që deri sa të bëhen realitet do të duan kohën e vetë.
Deputeti i Berishës jep detajet
Por sinjale se Sali Berisha po shkon drejt daljes me një forcë të re, i ka dhënë më herët edhe deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi, i cili në një emision u shpreh se duhet të ndryshohet emri i partisë. Sipas tij, atyre u kanë rrëmbyer vulën dhe ata po detyrohen të strehohen te partitë e tjera, duke ju referuar këtu aleancës me Metën. Prandaj sipas tij, rruga më e mirë është që të jenë një forcë më vete politike. “PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për të emërtuar PD me një emër pak më ndryshe, pro duke u thënë demokratëve që ne jemi PD por për arsye të vulës, siglës që na e kanë uzurpuara dhe mos të strehohemi tek parti të tjera parlamentare që mund të kenë dhe kosto elektorale për ne. 520 mijë vota të marra në zgjedhjet e pabarabarta dhe përsëri provuam që opozita është kjo”, deklaroi pak kohë më parë deputeti Baçi në një emision.
Reagon Ngjela
Por një koment rreth situatës brenda Rithemelimit dhe të ardhmes që e pret këtë fraksion, si dhe zërave se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, është projektuar për zëvendësuar ish-kryeministrin në krye të partisë, ka dhënë edhe avokat Spartak Ngjela. “Nuk ka lidhje ajo me PD, sepse flasim për Rithemelimin, që nuk është parti. Rithemelimi është një lëvizje politike, vullnetare. Ai (Berisha) do të nxjerri vajzën te kjo lëvizja dhe ta shpallë parti. Juridikisht njihet partia e Lulzim Bashës. Problemi është çdo bëjë Rithemelimi? Mund ta shpalli parti, meqë është i arrestuar ka lënë vajzën. Edhe po të jetë lëvizje politike familjare nuk është e vetmja në botë, ka shumë. A e merr dot pushtetin ajo po të drejtojë lëvizjen e Saliut, nuk e dimë. Por këto janë gjëra normale, nuk ka shkelje ligji”, deklaroi avokat Ngjela gjatë një prononcimi për mediat.
Diskutime rreth kësaj post