Aktori i humorit, Julian Deda, njëkohësisht edhe finalisti i edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania” ka treguar për ndjekësit planet e tij pas përfundimit të spektaklit.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Juli shprehet se deri tani nuk e ka vendosur ende se në cilin televizion do e shohim. Ai rrëfen se ka pasur oferta, por nuk do të marrë në konsideratë vetëm shumën monetare.
“Më keni pyetur shpesh dhe jam pyetur shpesh, cilat janë planet në vazhdim. Siç e dini tani është sezon vere dhe emisionet janë pushim për një periudhë 3 mujore. Shumë shpejt do vendos se në cilin televizion do më shihni nga shtatori. Sigurisht është ana financiare por unë dua të bëj diçka të t’i pëlqejë të gjithëve”, u shpreh Juli.
Më tej ai shprehet se gjatë verës, do të zhvillojë një tur me stand-up komedi, në Shqipëri ndoshta edhe jashtë shtetit.
“Sa i përket pjesës së verës, kam një “stand-up” që dua ta bëj në një tur aty ku më kanë mbështetur. Aty ku ka më shumë shqiptarë që duan të na mbështesin dhe takojnë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post