Për shkak të debateve të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, është ndërprerë sërish për 5 minuta seanca plenare.
Kjo e fundit, vendosi pak më herët përjashtimin e deputeti Flamur Noka nga seanca, sipas saj për shkak të gjuhës së përdorur.
Ndërsa ministrja Elisa Spiropali fliste, Noka reagonte nga vendi, ndërsa deputetet e opozitës i binin tavolinave.
“Po më kërcënon? Të të vij zor. Turp të kesh. Je dhe burrë malësor ti, turp të kesh. Të të vij zor nga vetja”, i drejtohet Nikolla Nokës.
Diskutime rreth kësaj post