Mikela Pupa ka sqaruar idenë e tatuazhit të partnerit të saj, i cili nëse për ne është një gabim drejtshkrimor, për çiftin është një shaka mes të dyve.
Përmes një postimi në Instagram, Mikela shkroi:
“Për të gjithë ju që keni menduar se kemi bërë një tattoo gabim, duam t’ju themi që është bërë me qëllim, pasi është një ‘shaka’ që vetëm ne e dimë dhe e bënte akoma më të bukur këtë kujtim. Faleminderit për korrigjimin”, ka shkruar ajo.
Reagimi i ish-banores së “BBVA 2”, vjen pasi partneri i saj ka gdhendur në trup një tatuazh dedikuar bebit që do të vijë në jetë dhe në vend të “It’s a girl”, ka shkruar “I’ts a girl”. Menjëherë komentuesit e vunë re gabimin, por mesa duket, qenka një shaka mes dy partnerëve.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post