Para pak minutash, ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ku po protestohet për aferën “5D”. Aktori Neritan Liçaj, thekson se qeveria po shkatërron kombin.
Ai u bëri pyetjen se çfarë u kanë bërë shqiptarët që qeveria e vet i urren kaq shumë. Sipas Liçajt, në Shqipëri ata që punojnë e jetojnë ndershmërisht janë të zhytur në varfëri.
Neritan Liçaj: “Çfarë u kanë bërë shqiptarët që i urreni? Çfarë u kanë bërë shqiptarët, pse e urreni këtë vend? Sa nga ju i del rroga deri në javën e dytë? Ju mbani flamurin e Rilindjes, sepse jeni kundër popullit tuaj. Duhet të mbroni popullin dhe jo krimin. Edhe në ndërtim ka pastrim parash. Kemi parlament që nuk dinë të flasin një fjalë.
Një administratë që është skandaloze. Po shkatërrohet kombi, po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Nuk ka për ta bërë Shqipërinë ambasadorja Kim me vezë, do ta bëjmë ne. Ne djersisim, e ju pasuroheni. I huaji nuk të bën kurrë, sepse vjen për interesat e veta. Kështu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb”.
Diskutime rreth kësaj post