Ditën e sotme, opozita po mban protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D”.
Në fjalën e tij, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj, deklaroi se do të vijojë të protestojë.
Gjithashtu, ai ka shtuar se molotovi i hedhur në godinën e Bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore.
“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani?
Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post