Ditën e sotme, Aleanca për Teatrin dhe opozita, kanë thirrur protestën e dhjetë në radhë në lidhje me dosjen “5D”.
Protesta do të mbahet para bashkisë Tiranë, ndërkohë që kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, pasi në protestat e mëparshme në drejtim të godinës janë hedhur vezë, fruta dhe molotov.
Protestuesit janë tentuar edhe të shkulin gardhin metalik të përforcuar, ndërkohë që anëtarët e këshillit bashkiak nga ana e opozitës pretendojnë se u ndalohet hyrja në Bashki për të bërë punën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post