Aktori Albano Bogdo është përlotur spektaklin e sotëm të “Ferma VIP”. Ai rrëfeu gjithë përvojën e tij në fermë, ku përmendi me shumë dashuri gjithë pjesën tjetër të fermerëve. Gjithashtu, i përlotur, ish-fermeri u shpreh se në izolimin e fermës e kishte marrë malli shumë për nënën e tij.
“Unë nuk e kam pasur të lehtë aty brenda, unë vuaj shumë nga ankthi. E kam pasur të tmerrshme të jetoj aty brenda 75 ditë. Je aq afër lirisë, por dhe aq larg. Malli për mamanë, se unë nuk jetoj dot, nuk marr frymë nëse nuk takoj mamanë ditë për ditë. Mbi 70 ditë pa e takuar, pa ditur asgjë për të as kush po e ndihmon as se ça po bën asgjë.
Isha betuar që nëse unë dal i papreferuar nga publiku nuk do t’a bëj sfidën, por fati më vuri përballë dy njerëzve që unë doja më shumë dhe në krahun tjetër kisha Xhesin, e cila kishte bërë 5 sfida, ishte e 6, nuk dija ça të bëja. Ishin gjithë këto element bashkë, pastaj javën tjetër doli dhe Xhesi.
Falenderoj me shpirt Again për këtë mundësinë e mrekullueshme që më ka dhenë. Kam njohur kaq shumë njerëz të mirë aty brenda, Robert Berishën, Egzon Berishën, Ditea Berishën, Marianën e njihja më është bërë si nënë e dytë, Çiljeta si motër e madhe, Artemisa vajzë e mrekullueshme, me Nikon kam folur sot 5 orë në telefon dhe shumë të tjerë”, thotë Albano
Diskutime rreth kësaj post