Në Ditën e Fëmijëve, Princ Leka, ka ndarë disa foto mjaft të ëmbla me vajzën e tij, Geraldinën. Duke luajtur, duke mbledhur lule, pikturuar dhe shkëmbyer përqafime, fotot janë shkrepur nga fotografja që i ka marrë zemrën princit, Blerta Celibashi, duke e etiketuar në postim.
“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan Leka si urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët.
Geraldina ka veshur një fustan rozë me flokët e lëshuara, ndërsa Princi me këmishë ngjyrë ‘gurkali’ dhe pantallona bezhë, ku të dy duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.
Diskutime rreth kësaj post