“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, nga 80.8K në Instagram, ka shtuar plot 28.2 mijë ndjekës dhe tani numëron 109K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka fituar 12 mijë ndjekës brenda javës, nga 454K, tashmë numëron 466K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj ka fituar 40 mijë ndjekës që nga dalja e tij nga BBV3, nga 343K, tani ai ka 383K.
Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo duket se kryeson me plot 60 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 12.7K që kishte pak para se të dilte nga BBV3, tashmë Heidi numëron 207K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka shtuar brenda kësaj jave 14 mijë ndjekës, nga 341K ka shkuar në 355K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, vijon me rritje edhe këtë javë duke shtuar plot 59.4K. Nga 66.6K tani Françeska ka 126K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka fituar 16K ndjekës. Nga 830 mijë tani ajo ka shkuar në 846K. Erjola Doçi nga 270K ndjekës, ka shtuar 38 mijë dhe tashmë numëron 308K. Rike Roçi ka shtuar 27 mijë ndjekës, nga 148K që kishte, tani numëron 175K./TAR
Diskutime rreth kësaj post