Informacione të reja në lidhje me gjendjen e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, e cila ka nisur betejën e saj me kancerin. Gruaja e Princit William, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë, po ndihet shumë më mirë pas trajtimeve.
“Është një lehtësim i madh që ajo po toleron mjekimin dhe në fakt po shkon më mirë”, shtoi miku i familjes së princit dhe princeshës, cituar nga Vanity Fair, duke shtuar: “Megjithatë, ka qenë një kohë shumë e vështirë dhe shqetësuese.
Sipas publikimit, raportimet që janë transmetuar në 24 orët e fundit se Kate Middleton nuk do të dalë publikisht deri në fund të vitit nuk janë të vërteta. Në të njëjtën kohë, nuk konfirmohen vlerësimet se ajo ka planifikuar të shfaqet sërish në publik në vjeshtë.
Siç raporton ‘Vanity Fair’, nuk ka asnjë nxitim që Kate Middleton t’i rikthehet detyrave të saj pasi ajo është plotësisht e fokusuar në trajtimin e saj.
“Nuk ka një orar dhe sigurisht që nuk ka nxitim. Kjo do të ndodhë kur Kate të ndihet gati dhe kur të marrë miratimin nga ekipi i saj mjekësor. Por ajo do të kthehet 100 për qind në detyrat e saj, nuk ka dyshim për këtë”, shtoi i njëjti burim.
Diskutime rreth kësaj post