Kërkesa e opozitës për mocion me debat për sulmet nga gazetarëve, është rrëzuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila u shpreh se nuk është në parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk ka lidhje me punën e këshillit të ministrave.
“Kërkesa juaj konstatohet prima facie që nuk lidhet me çështje të veçanta që nuk lidhjen me punët e këshillit të ministrave. Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.
Në përgjigje, deputetja Ina Zhupa që bër kërkesën, u shpreh duke thënë: “E di që njohuritë tuaja janë shumë të cekëta, por minimalisht duhet të pyesnit juristët dhe do duhet të konsultoheni me stafin e Kuvendit kur shkaktoni këtë precedent. Në cilën pjesë të rregullores e keni lexuar që mocionet me debat bëhen vetëm për veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi. Në jurisprudencë zonja kryetare, rregulloja e Kuvendit është që secili nen lexohet në tërësinë e vetë dhe rregulloja në cilësinë e vetë”.
Diskutime rreth kësaj post