Presidenti i PL-së Ilir Meta i ka uruar Kryetarin e zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke shprehur mbështetjen e tij, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se Afrim Gashi do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.
“Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”- shtoi ai.
Postimi i plotë i Metës:
Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Kryetarit të zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Afrim Gashi! Besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik, si dhe do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.
Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut.
Diskutime rreth kësaj post