Këtë të mërkurë, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, është dhunuar avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.
Ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, për të identifikuar autorët të cilët dyshohet se janë tre persona.
Dyshohet se dhuna ndaj avokatit, ka pasur shkak konfliktin për arsye pronësie.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit:
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post