Janë zbardhur detaje të reja, në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati ka shtëpinë.
Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post