Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me banorët e Himarës. Në nisje të fjalës së tij, Rama u ndal te problemet me pronat ku tha se asnjë oligark nuk ka marrë asnjë pronë pa miratimin e pronarëve.
“Janë bërë shumë paudhësi me AMTP, dhe kjo ka penguar edhe vetë regjistrimin e shtëpive të trashëguara të cilat kanë qenë aty dhe janë aty. Këtu pastaj është shtuar edhe një tjetër shtresë poshtërsie propagandistike, sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat banorëve dhe trashëgimtarëve dhe për t’i dhënë të ashtëquajturëve oligarkë.
Ju e dini sepse jetoni këtu, që e para nuk ka asnjë metër katror nga Llogaraja deri në Ksamil, që të jetë marrë një pronari legjitim dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti.
Por ka patjetër situata të rënda që janë zhvilluar në vitet para se në vinim ne në qeveri ku me AMTP është bërë një lojë e ndyrë, ku janë shfaqur si pronar individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm që i kanë vënë trashëgimtarët para një zgjedhje që ose të shesin pronën e tyre, dhe që edhe po nuk e shite nuk ke për ta gëzuar etj. Kush thotë që janë marrë pronat himariotëve dhe i kanë kaluar dikujt tjetër pa miratimin, thotë një gënjeshtër shumë të madhe”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post