Ditea dhe Dijonisi diskutuan ditën e sotme situatën e krijuar mes tyre. Bëhet fjalë për deklaratën e papritur që Dijonisi i bëri ditën e djeshme fermeres teksa u shpreh se ishte i dashuruar me të.
Sakaq ditën e sotme, dyshja është sqaruar me njëri-tjetrin teksa ka qenë fillimisht Ditea që i ka kërkuar Dijonisit të mos e vendosi në siklet me të tilla gjëra e ndërsa fermeri i është përgjigjur se ishte thjesht një shaka.
Pjesë nga biseda:
Ditea: E di që po talleshe dje me ato gjërat që po thoje, por të lutem mos më vër në siklet, sepse ti e di që të kam shumë xhan.
Dijonisi: Pse? Nga e di ti që po tallesha unë?
Ditea: Po e di që je tallur.
Dijonisi: Fli gjumë rehat, unë të kam si motër, bëj shaka.
Diskutime rreth kësaj post