Kryeministri Edi Rama këtë të premte shpërndau në Himarë 437 tituj të pronësisë për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike.
Takimi i tij me himariotët u shoqërua me plot batuta dhe momente epike.
Mes atyre që përfitoi certifikatë pronësie ishte dhe Aleks Bala, një personazh që herë pas here ka protestuar sa herë që Rama ka shkuar në Himarë.
Ishte vetë Rama që lakoi emrin e Aleksit, ndërsa e puthi atë në kokë, ndërsa tregoi se çfarë i kishin thënë.
Ai tha se e kishin paralajmëruar se Aleks Bala do të protestonte me parulla, por sot u pajis me certifikatë pronësie.
Ndërkohë, një e moshuar e uroi për jetëgjatësi Ramën, ndërsa tha; “Marsh nga ditët tona”. Ndërkohë, Rama tha se nuk ka burrë që të marrë nga ditët e grave./albeu.com
Diskutime rreth kësaj post