Finalistja dhe pretendetja për fitoren e ”’Big Brother Albania Vip 3”, aktorja Egla Ceno ka një karrierë të larmishme dhe jo të gjithë e dinë se ajo ka qenë pjesë e serialit televiziv më të shikuar italian, “Cento Vetrine” apo i njohur në shqip si “100 Vitrinat”.
Në një intervistë të para gjashtë viteve për “Panorama”, Egla ka zbuluar disa detaje nga eksperienca e saj në këtë serial ku ka interpretuar një rol të vogël: ”Te ‘100 vitrinat’ kam pasur një rol të vogël të një gruaje që kishte vrarë burrin. Më shumë e gëzuar ndihej komshia ime, Caterina në fakt dhe e tregonte duke më ulëritur nga kopshti i saj: ‘Eglaa je te 100 Vitrinat!’”.
Egla ka jetuar një periudhë të gjatë në Itali dhe para 10 vjetësh është rikthyer sërish në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të saj mbi 100 ditor në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ky fakt nuk është vënë në pah dhe Egla duket të mos ketë folur shumë mbi këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj.
Diskutime rreth kësaj post