Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket se i është rikthyer normalitet dhe po shijon kohën e humbur me familjen e saj. Ajo është shfaqur aktive dhe në rrjete sociale ku madje sot ka postuar një foto me djalin e saj Charlie-n.
Por teksa të gjithë kanë shprehur kuriozitetin të shohin portretin e plotë familjar të ish-Miss Londrës nga Shqipëria, në redaksinë tonë sapo ka mbërritur një foto ekskluzive edhe e partnerit të saj, Ergysit.
Në foto ish-banorja shihet duke pozuar pranë partnerit të saj e buzëqeshur. Murati është treguar e rezervuar në deklarata për familjen ndërsa për herë të parë me partnerin e saj u njohëm përmes një mesazhi audio, si surprizë për të në BBV ku ai i dha kurajo të vazhdonte lojën.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post