Romeo Veshaj dhe Julian Deda janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
“Ti vuan për protagonizëm” – iu drejtua Juli Romoes duke u shprehur se nuk ka frikë t’ia thotë atij të vërtetën në fytyrë, megjithëse sipas aktorit, banori po flet budalliqe.
Juli i tha Romeos se të njëjtën gjë ia ka thënë edhe e dashura e tij, Heidi Baci, ndërsa sipas tij, aktori ka dëshirë që të ketë vëmendje sepse i frikësohet finales.
“Do të të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale?”, iu kthye Romeo me tonin e ngritur: “Keni larë e shpërlarë njëri-tjetrin”.
Megjithëse Juli i kërkoi aktorit që të rritet si finalist dhe të lërë pas gjërat që kanë kaluar.
Pjesë nga debati:
Juli: Ti vuan për protagonizëm. Po ta them troç
Romeo: Unë e di çfarë mendon ti
Juli: Po ta them troç. Unë po tregohem etik dhe ti s’do të tregohesh etik. Ti mendon se unë kam frikë të ta them
Romeo: A e di pse flas? Që mos të lë ty të flasësh budalliqe
Juli: Mirë, më lejo të flas budalliqe
Egla: E ka thënë edhe Baçi që është e dashura e jote
Juli: Të tha edhe Baci “boll bërtite Romeo”. Ti vuan për portagonizëm dhe ti mezi pret me dal
Romeo: Prisni edhe 4 ditë ore
Juli: Kjo përkthehet në pasiguri për rezultatin që të pret të shtunën, ta dish këtë gjë.
Romeo: A e kupton se ku kalon kali?
Juli: Më thuaj ku është? Fshihesh pas pasionit
Romeo: A e kupton sa aktor i dobët je? Po kam frikë
Juli: Kuadrati nuk është i joti vëlla, është i të 5 finalistëve
Romeo: Do të të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale?
Juli: Çfarë kam bërë?
Romeo: Keni larë e shpërlarë njëri-tjetrin
Juli: Bëhu finalist i rritur dhe trego siguri, trego se je bob. Lëri ato që kanë kaluar
Romeo: Unë jam bob o gjigand.
Juli: Për çfarë bërtet?
Romeo: Jam pasionant o njeri
Juli: Nuk je pasionant
Diskutime rreth kësaj post