Kohëve të fundit, teksa Erjola ishte ende pjesë e shtëpisë së “BBV3”, u përfol se mes saj dhe Romeos kishte një pëlqim. Ka qenë Graciano i cili ka “plasur bombën” gjatë një “Prime” i cili u shpreh se ka qenë Romeo i cili i ka shkruajtur Erjolës gjatë kohës që kanë qenë jashtë shtëpisë e ndërsa sipas Gracianos, Erjola i është përgjigjur duke ia lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.
Sakaq e ftuar sot në “S’e Luan Topi” nga Ronaldo Sharka, ka qenë Erjola e cila është vënë përballë disa mesazheve që Romeo “i ka shkruajtur” asaj dhe janë publikuar për humor nga Ronaldo.
“Përtej shakave, e vërteta ime është e vërteta e dy personave që janë akuzuar dhe s’kam çfarë të shtojë më shumë. Arsyeja që unë u bëra keq nuk ka qenë për akuzën. Unë në fillim e mora me të qeshur siç më tha Egla për Julin. Por kur e pashë që po zgjatej fillova të ngrija zërin për këtë situatë.”- u shpreh Erjola.
Diskutime rreth kësaj post