Françeska Murati, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e meritojnë finalen e madhe të 25 majit.
E ftuar në “Fan Club”, ish-banorja shprehu ndër të tjera zhgënjimin nga Heidi, me të cilën ka pasur një miqësi, që më pas i la vendin konflikteve dhe debateve. Sipas saj, Heidi e përdori për skemat e saj në lojë.
“Miqësia nga ana ime ka qenë shumë e sinqertë në fillim. Kam hyrë me pritshmëri për të qenë shoqe me të gjithë, për të pasur relata vërteta me të gjithë brenda shtëpisë. Nga ana e Heidit, rezultoi që ishte shumë ndryshe, ishte një skemë.
U zhgënjeva nga fakti që ajo u afrua me mua, u prezantua si shoqja ime, donte të krijonte marrëdhënie me mua. Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon, thoshte të kam shoqe. Shkonte në dhomë të rrëfimit pastaj dhe thoshte Françeska do të hyjë në mes të çiftit. Unë kam ngelur e shokuar”.
Françeska Murati la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.
Diskutime rreth kësaj post