Heidi Baci, mendon se i dashuri i saj Romeo Veshaj, do të jetë fituesi i “Big Brother Vip”. Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.
“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë”, – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë, por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.
Pjesë nga biseda:
Juli: “Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac”?
Heidi: “Romeo”.
Juli: “Në raport me këtë (Egla)po të pyes”.
Heidi: “Unë”.
Juli: “Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi”?
Heidi: “Mendoj që po”.
Juli: “Je e pasinqertë o Bac”.
Heidi: “Pse”?
Juli: “Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë”.
Heidi: “Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jem fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti”.
Diskutime rreth kësaj post