Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë. Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Sipas njoftimit te policisë shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Mësohet se shoferi 27-vjeçar me inicialet M.K., po udhëtonte së bashku me 3 persona të tjerë kur automjeti ka humbur kontrollin.
Tre pasagjerët dhe shoferi janë transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirëisisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
-M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gramsh-Kuçovë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë në të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
Diskutime rreth kësaj post