Harry Styles dhe Dua Lipa janë në mesin e një numri të famshmish që shfaqen në edicionin e parë të listës së të pasurve “40 Under 40” të “The Sunday Times”.
Në moshën 33 vjeçare dhe në vendin e 10-të në listën e 40 individëve nën 40 vjeç, është këngëtari i këngës “Shape Of You”, Ed Sheeran, i cili është shpallur muzikanti më i pasur i ri në Mbretërinë e Bashkuar me 340 milionë funte (396.8 milionë euro).
Ylli pop më i pasur britanik nën moshën 40 vjeç është edhe ish-anëtari i One Direction, Styles, 30 vjeç, i cili ka grumbulluar 175 milionë funte (204 milionë euro) përmes muzikës dhe paraqitjeve në filma, shkruan DailyMail.
Fituesi i çmimit ‘Brit Award’, i cili shfaqet në filmin “Dunkirk” të Christopher Nolan, gjithashtu ka investuar në vendin e muzikës në Manchester, Co-Op Live, që u hap më 14 maj pas disa pengesave.
Në vendin e 17-të në listë është këngëtarja me 16 çmime “Grammy”, Adele, me 170 milionë funte (198 milionë euro) pasuri.
Në vendin e 19-të është aktori Daniel Radcliffe dhe këngëtarja e muzikës pop, Dua Lipa, 28 vjeçe, me nga 90 milionë funte (105 milionë euro) secili.
Diskutime rreth kësaj post