Përpos raportit të krisur gjatë qëndrimit në “Grande Fratello”, mes Heidi Bacit dhe Massimiliano Varrese ka patur zënka dhe debate edhe pas daljes nga programi.
Në një diskutim të fundit me Meritonin, nxitur nga ky i fundit, Heidi ka treguar se me Massimilanon ka probleme ligjore, përfshirë këtu edhe formatin “Grande Fratello”.
“Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike
Heidi: Është diçka që të bëjnë me realitetin tonë këtu brenda?
Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të sepse ka diçka që…
Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda
Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?
Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia
Meritoni: Çfarë përplasjesh?
Heidi: Zënka, debate
Meritoni: Deri në çfarë shkallë
Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia kam dhënë intervista që kam folur me linjën time, kam vazhduar me idetë e mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët
Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?
Heidi: Janë probleme mes meje dhe televizionit italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi
Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin
Heidi: Nëse kam probleme të tilla nuk mund të flas për asgjë situatë në atë format. Kam të drejtën të mos flas, ma kanë respektuar edhe produksioni.
Meritoni: Po të pyes se çfarë ka ai me ty?
Heidi: Është puna ime Meriton
Meritoni: Ky është problem, i ndërrove.
Diskutime rreth kësaj post