Françeska ka habitur banorët dhe publikun me një deklaratë të bërë në mesnatë.
Ajo është shprehur se Jul Deda njihet me babain e Heidi Bacit jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, pasi të dy janë shkodran.
Françeska shtoi se Juli është takuar me babain e Heidit para se të bëhej pjesë e programit, madje i premtoi se do të kujdeset për të.
BISEDA:
Françeska: Ti e ke shok babain e Heidit!
Juli: Jo nuk e njoh fare! Po mir e kam shok, çfarë problemi ka?
Françeska: Prandaj e mbron ti Heidin se i ke dhënë fjalën babait të saj para se të futesh në këtë shtëpi që ti do të kujdesesh për Heidin
Juli: A e thua seriozisht këtë apo po tallesh?
Françeska: Po seriozisht.
Juli: Uaaa
Françeska: Jo me mua Juli se unë i zbuloj të gjitha gjërat. Ti e ke shok babain e Heidit. Te dy jeni shkodran dhe ti kur e more vesh që Heidi do u fuste në “Big Brother” keni kontaktuar me njëri-tjetrin
Juli: Me kë moj?!
Françeska: Ai të ka thënë ty kujdes vajzën dhe ti ke thënë patjetër. Prandaj ti e mban afër atë vajzë që ditën e parë
Juli: Me kë kam kontaktuar?
Franceska: Juli të kam zbuluar
Heidi: Është akoma ajo teoria që Juli njeh babain tim?
Françeska: Po, pranoje Heidi
Heidi: Tani Jul ta themi se…
Juli: Jo prit edhe pak ta zbulojë
Heidi: Po njihemi
Françeska: A e sheh se ju zbulova
Juli: Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën
Heidi: Ti ke ngrënë dreka e darka te shtëpia ime në Itali
Diskutime rreth kësaj post